Simeone: Guardiola, kujdes nga ky futbollist i Barcelonës
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka këshilluar strategun e Bayern Munichut, Pep Guardiola që të ketë kujdes nga sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Sport
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka veçuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, si kërcënimin kryesor për Bayern Munichun.
Madje, ai është i sigurt se trajneri i gjigantit bavarez, Pep Guardiola do të krijojë një plan për të mbajtur nën kontroll yllin argjentinas.
Megjithatë, ai është në dyshim nëse diçka e tillë mund të funksionojë ndaj një futbollisti si Messi.
“Një pjesë e planit të Guardiolës para ndeshjes do të përqendrohet tek Messi”, shkri Simeone në analizën e tij të publikuar nga “Goal”.
“Por, pasi topi të fillojë të rrokulliset, Messi është futbollist special i cili është në gjendje të prodhojë diçka të re”, u shpreh ai.