Simeone gjen përforcimin e ri në Atletico Madrid
Diego Simeone ka identifikuar përforcimin e ri te skuadra e Atletico Madridit.

Sport
Diego Simeone kërkon një përforcim të ri në Atletico Madrid.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se trajneri i “Los Cholchoneros” kërkon blerjen e Rodrigos nga Valencia, përcjell lajmi.net.
Simeone beson se Rodrigo është përforcimi i duhur te skuadra nga Wanda Metropolitano.
Mirëpo, ardhja e tij është e lidhur me shitjen e Correa dhe Kalinic në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Blerja e Rodrigos do të realizohet vetëm në rast të shitjes së tyre. /Lajmi.net/