Simeone: Atletico nuk po lufton për titullin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka gëzuar Barcelonën dhe Real Madridit duke thënë se skuadra e tij nuk është duke luftuar më për titullin e La Ligas.

Sport

09/03/2015 09:31

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madridi nuk është në garë për titullin e La Ligas, sidomos pas barazimit kundër Valencias.

“Unë nuk e kam ndërmend të them se ne jemi në luftë për titullin e La Ligas”, tha Simeone për reporterët pas takimit.

“Liga është e gjatë ndërsa ne duhet të luftojmë kundër Valencias dhe Sevillas, për vendin në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Simeone.