​“Simbol i guximit”, përurohet objekti i shtabit të UÇK-së në Shtime

Në 26 vjetorin e shtabit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përuruar ndërtesa e këtij shtabi në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes. Me këtë rast, Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se ky shtab është vula e guximit për zonën e kësaj komune dhe Nerodimës, e cila tregon kurajon…

Lajme

26/06/2024 13:56

Në 26 vjetorin e shtabit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përuruar ndërtesa e këtij shtabi në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes.

Me këtë rast, Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se ky shtab është vula e guximit për zonën e kësaj komune dhe Nerodimës, e cila tregon kurajon dhe guximin e ushtarëve të UÇK-së.

Para të pranishmëve, i pari i Shtimes tha se është i privilegjuar dhe se ky vend do të jetë i përjetshëm për brezat e ardhshëm.

“Privilegj dhe emocion i papërshkrueshëm. Më kujtohet se para dy vitesh kur ishim në vizitë ishte në një gjendje jo të mirë. Vitin e kaluar e bëmë rrugën dhe gur themelin e këtij objekti. Simbol i vlerave dhe sakrificave të heronjve tanë. Ky shtab ishte çerdhe e guximit në komunën tonë dhe zonën e Nerodimës. Rinia ka nisur që këtu prandaj lavdi për ata që kanë rënë për lirinë e vendit. Është vula e guximit për zonën e Nerodimës që tregon kurajon e UÇK-së. Do të jetë një vend i përjetshëm”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, kryetari i partisë Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj, komandanti i kësaj zone me nofkën “Çeliku”, është shprehur se e kaluara duhet të nderohet sa më shumë që të rikthehen gjurmët që të forcohet e ardhmja e Kosovës.

Duke i kujtuar themeluesit e UÇK-së që gjenden në Hagë, Limaj tha se ata po e paguajnë çmimin e lirisë.

“Ky vend këtu shënon daljen publike të UÇK-së. Pas betejës legjendare filloi zgjerimin dhe angazhimin e saj në shumë zona. Sa më shumë të nderoni të kaluarën t’i rikthejmë gjurmët, të forcojmë të ardhmen tonë. Duhet të ndihemi krenarë se kemi kësi data. Është krenari kur festohen data të çlirimit të komunave. Themeluesit e UÇK-së e shtetit të Kosovës që janë vetë historia e Kosovës, emrat e tyre janë të pashlyer në historinë e Kosovës. Ata vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë me shpifje e propagandë në Hagë. Serbia asnjëherë nuk do të na falë për atë që kemi bërë, se e di mirë se çka ka humbur. Shpresoj që ne shqiptarët ditë për ditë të kujtojmë se çka kemi fituar”, është shprehur Limaj.

Po ashtu, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka shtuar se këto vepra janë dëshmi e asaj për t’u argumentuar drejtësia që po i mbrojnë themeluesit e UÇK-së në Hagë.

Syla ka shtuar se si Ministri e Mbrojtjes janë duke punuar që ta ngritin infrastrukturën dhe FSK-ja të pajiset sa më shumë me pajisje ushtarake.

“Është vepër e madhe që po e bëni ju këtu që para të gjithë botës po e dëshmoni një histori dhe trashëgimi origjinale. Është mirë si dëshmi e asaj për të argumentuar drejtësinë qe po mbrojmë shokët tanë në Hagë. Ne në Ministrinë e Mbrojtjes jemi duke punuar që ajo që është Vendosur këtu të bartet dhe të përçohet tek secili ushtarë me uniformën simbolikë e asaj të UÇK-së. Këto janë burimet e asaj që ushtarët tonë mësojnë. Po punojmë shumë që ta ngritim infrastrukturën, të pajisemi me pajisje ushtarake”, ka shtuar Syla.

Ndërkaq, nga pamundësia për të qenë prezent, Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dërguar një telegram përshëndetjeje, në të cilin ka theksuar se “që nga viti kaluar dhe gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij viti, Qeveria dhe unë si Kryeministër jemi munduar maksimalisht t’i kujtojmë në këtë 25 vjetor viktimat e luftës dhe të shënojmë një për një betejat, luftëtarët