Silueta e Nënë Terezës rastisi mbi arkivolin e Kadaresë, Rama: Shqiptari që i takon botës nën hijen e shqiptares që i takon botës

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me të shoqen, Linda Rama. Para se arkivoli të nisej për në varrezat e Tufinës në Tiranë, Rama tha se një siluetë e madhe e Nënë Terezës aty, rastisi të jetë aty. Kryeministri…

Lajme

03/07/2024 12:33

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me të shoqen, Linda Rama.

Para se arkivoli të nisej për në varrezat e Tufinës në Tiranë, Rama tha se një siluetë e madhe e Nënë Terezës aty, rastisi të jetë aty.

Kryeministri shqiptar tha në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë se “askujt nuk i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin”.

“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore. Ishte këtu. Kishte ardhur më parë, njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty, u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu, enkas për Ismailin dhe më mirë sesa në hijen e saj, shqiptares që i takon botës, assesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës”, tregoi Rama.

Ai tha se “duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin dhe nga ata jo pak që e donin, por s’do t’i donte assesi rrotull përgjatë kalitimit të tij nga kjo botë në tjetrën”.