Si u plagos në 11 të natës nga ushtari serb dhe si shpëtoi – flet Sadik Gashi nga Drenasi

Sadik Gashi nga Drenasi ka folur për karakteristikat që ishin dikur dhe sa dallon jeta që bëhet sot me atë të para 30 viteve. Për lajmi.net ai ka folur edhe për momentet kur u plagos nga një ushtar serb, në fshatin Verboc. “Jam kanë në Verboc. Na kanë njek njëherë, jena ik prej rrethimi e…

Fun

22/11/2023 23:50

Sadik Gashi nga Drenasi ka folur për karakteristikat që ishin dikur dhe sa dallon jeta që bëhet sot me atë të para 30 viteve.

Për lajmi.net ai ka folur edhe për momentet kur u plagos nga një ushtar serb, në fshatin Verboc.

“Jam kanë në Verboc. Na kanë njek njëherë, jena ik prej rrethimi e jena dalë jashtë. Kur jena kthy në 11 të natës më thanë se në Verboc me shëtit më nuk ka. Më gjuajtën më snajperkë në 11 të natës. Unë ata s’i kom pa me tregu realitetin. Masi jam plagos më kanë kallxu…Jam dalë me ec, një shtëpi më poshtë ishin kanë policia po kurrgja s’u nijke. Edhe masi më ka gju s’kom ni as za as sen”, thotë Gashi.

Ai të vështirë e kishte edhe të ikte nga vendi i ngjarjes.

“Zhag kom ec deri në livadhe tani më kanë ardhë me më marrë me kolicë, prej atyhit me kali deri në Tërdec…Rrezik u kanë shumë”, thotë ai.