Si u gjet në fund të detit një Ferrari i vjedhur 33 vite më parë1

Në 1994, policia hollandeze ndaloi një kërkim për një Ferrari Mondial të vjedhur në vitin 1987. Kompania e sigurimeve e kompensoi humbjen dhe që mendohej se më këtë u mbyll kjo çështje.

Auto & Tek

25/07/2020 16:31

Por në qershor të këtij viti, sipas The Drive, zhytës nga zjarrfikësja holandeze zbuluan një objekt të gjatë të kuq gjatë një stërvitjeje në ujërat e Gjirit të Amsterdamit IJ dhe raportuan gjetjen në polici.

Sigurisht, ata nuk mund ta nxirrnin automjetin vetë, kështu që i kërkuan ndihmë ushtrisë. Si rezultat, më 8 korrik, Ferrari doli nga uji – pas së cilës rezultoi të ishte modeli Mondial i zhdukur para më shumë se tre dekadash.

U përcaktua që asnjë krim i dhunshëm nuk ishte kryer në makinë, por anuk gjetën prova që mund të tregonin identitetin e hajdutëve. Ferrari Mondial iu dorëzua pronarit të saj të ligjshëm – një kompani sigurimesh.

“Hetimi nuk ka zbuluar ndonjë krim tjetër përveç vjedhjes. Makina ka ndryshuar plotësisht dhe do të rikuperohet,” tha policia në një deklaratë.

Ferrari Mondial u prodhua në periudhën 1980-1993.