Si t’i mbroni xhamat e veturës nga ngrirja?

Gjatë këtyre muajve të ftohtë, shkaku i temperaturave të ulëta, xhamat mund të ngrihen. Por ekzistojnë disa gjëra që mund t’i bëni për ta shmangur këtë gjë.

Auto & Tek

26/01/2022 17:31

Opsioni më i thjeshtë është përdorimi i ndonjë mbuloje për xhama. Por, nëse nuk keni të tillë, mund të përdorni ndonjë qebe, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj ekzistojnë edhe masa tjera parandaluese që mund t’i ndërmerrni.

Spreji nga uthulla

Përzejeni një lëngë që përbëhet nga tri të katërta uthull dhe një e katërta ujë.

Me këtë kombinim mbusheni një shishe, e cila posedon një spërkatëse dhe gjatë tempraturave të ulëta për çdo natë spërkateni xhamat e automjetit tuaj.

Përdorni alkool

Tretësira me alkool po ashtu mund të parandalojë ngrirjen e xhamave.

Përziejeni alkoolin me ujë në pëpjestim 2 me 1, dhje më këtë përzierje spërkatni xhamat.

Uji i njelmët

Nëse nuk keni uthull apo alkool, mund të kryej punë edhe kripa.

Përziejeni ujin me kripë dhe spërkatni në xhama.

Të tri përzierjet e cekura më lartë do të jenë efikase sepse ato ngrihen në temperatura shumë më të ulëta se sa uji.

Çka duhet shmangur?

Kurrë mos përdorni ujë të nxehtë, sepse xhami i shofershajbnes është i ndjeshëm në ndryshimet e përnjëhershme të temperaturës.

Uji i nxehtë, i kombinuar me më presionin mbi xham derisa gërryhet akulli mund të shkaktojë thyerjen e xhamit. /Lajmi.net/