Si tentoi Ministria e LDK-së keqpërdorimin e tenderit 100 milionë euro në ditën e fundit të qeverisjes (Dokument)

Dhënia e një tender në vlerë prej rreth 100 milionë eurove për ndërtimin e Autostradës A7 u bë publik në ditën e fundit të qeverisjes së ministrit të LDK-së, Lutfi Zharku.

Lajme

20/09/2017 14:52

Ministria e Infrastrukturës me të cilën ka udhëhequr arkëtari i LDK-së, Lutfi Zharku, në ditën fundit të punës, i bëri disa llogari që mund t’i dinë vetëm drejtuesit e kësaj ministrie në krye me ish ministrin Zharku..

Fituesit e tenderit për ndërtimin e Autostradës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1 (Banullë) deri te Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë), u bënë publik më 11 shtator, ndërsa me datë 12 detyrën në këtë ministri e mori Pal Lekaj i AAK-së.

Vlerësimi i këtij tenderi u bë duke tentuar të dëmtohet buxheti i shtetit për miliona euro, pasi me tender u shpërblyen kompanitë më të shtrenjta.

Lajmi.net posedon hapjen e ofertave të këtij tenderi. Sipas dosjes së hapjes, shihet që disa ofertues kishin çmim shumë më të lirë se sa fituesit dhe arsyeja e eliminimit të tyre është bërë në kundërshtim më shkresat në dosjen e tenderit dhe të Ligjit të Prokurimit Publik.

Zyra e informimit e Ministrisë së Infrastrukturës ka refuzuar çfarëdo përgjigjet rreth këtij tenderi.

Tenderi është ndarë në tetë lote (pjesë). Të gjitha lotot kapin shifrën rreth 100 milionë euro.

Në pjesën e pesë të këtij tenderi, fitues është shpallur kompania “Sallahu” me ofertë financiare prej 21.478.937, 38 euro. Dymbëdhjetë ofertues tjerë për këtë pjesë kanë pasur oferta më të lira. Madje, grupi i kompanive ofertuese “Dino”, Bageri” dhe “Vëllezërit Hysi”, kanë parur ofertë në vlerë prej 11 milionë e 900 eurove, ose përgjysmë më të lirë se sa fituesi.

Lajmi.net ka gjetur se kjo kompani, sikurse dhe disa tjera është eliminuar kundërligjshëm.

“Në arsyeje e eliminimit të konserciomit tonë, Ministria ka thënë se jeni eliminuar për shkak se nuk ka qenë e lajmëruar  te E-prokurimi një kompani e huaj në bashk-koncerzium. Të gjitha kompanitë e kanë pas nga një të huaj. Ne nuk e kemi lajmëruar sepse ministria në kriteret e saj nuk e ka kërkuar një gje të tillë. Ne kemi kërkuar interpretim në Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) që e mbikëqyr E-prokurimin dhe kujdeset për zbatueshmërinë e ligjit,  dhe ata na kanë kthyer përgjigje se një penalizmi i tillë është në kundërshtim me kërkesat e Ministrisë dhe Ligjin e Prokurimit. KRPP-ja ia një letër e ka përcjell edhe Ministrisë së Infrastruktur”, tha për lajmi.net Bujar Shabani, pronar i kompanisë “Bageri”.

Ky konzercium ka pasur oferta më të lira edhe në disa lote tjera se sa ofertat fituese, sikundër ofertë më të lirë kanë pasur disa ofertues të tjerë krahasuar me fituesit e shpallur.

Lajmi.net e ka siguruar nga KRPP-ja letrën e dërguar në ministri. Në të shihet që është kontestuar vendimi i ministrisë. “Interpretimi i datës 14 korrik 2017 është i plotfuqishëm dhe mund të zbatohet vetëm atëherë kur Autoriteti Kontraktues, kërkesën për regjistrim në platformë për të gjithë anëtarët e grupit (konzerciumit) e vendosin në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit. Në rast se një kërkesë e tillë nuk vendoset në njoftim për kontratë dhe në dosjen e tenderit, atëherë Autoriteti kontraktues në bazë të paragrafit 3 të nenit 56 të LPP-së, nuk mund të diskualifikojë ose të parashtrojë nga procedura një grup ose konzercium të tillë”, thuhet ën nder tjera në lëren e KRPP-së drejtuar ministrisë.

Kompani më e lirë në disa lote ka dalë edhe grupi i operatorëve “Pevlaku” & “Joss Krasniqi”.

Jozë Krasniqi, pronar i kompanisë “Joss Krasniqi”, thotë se arsyet e eliminuar nga ana e ministrisë kanë qenë banale.

“Ne kemi bërë ankesë në ministri, fillimisht. Pastaj sigurisht do të ankohemi edhe në OSHP. Arsyeja e eliminimit ka qenë banale, nuk ka diçka konkrete që kanë mundur të na eliminojnë. Sipas tyre gjoja kemi marr pjesë në më shumë lote se sa ka qene e caktuar prej vetëm pesë sosh. Por, nëse shikohet ofertomi ynë, në tri lote prinë kompania “Joss Krasniqi”, kurse në tjerat “Pevlaku”, gjë  që është e lejuar edhe me ligj. Pra kjo është arsyeje e pa arsyetuar ligjërisht e ministrisë”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Gjatësia e trasesë së Autostradës A7.1 e cila do të tenderohet (nga Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1(Banullë ) dhe mbaron në Udhëkryqin me rrugën Nacionale N25.2 ( Në Bresallc), është: 22.31km.

Ndërsa, edhe disa kompani tjera që kanë pasur çmim më të lirë se sa ofertat fituese kanë parashtruar ankesë në ministri, dhe më pas pritët të ankohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Pjesën e parë të tenderit e ka fituar konzorciumi “Al Trade”, “Salillari”, në vlerë prej 16.025.453,66 euro.

Pjesën e dytë e ka fituar konzorciumi “Graniti”, Engingering Group”, “Armendi-FA” në vlerë prej 6.246.767, 65 euro.

Pjesën e tretë grupi i kompanive “RSM Company”, “Benita Company”, në vlerë prej 5.131.393.81 euro.

Pjesa e katërt “Kaf-Asphalt Company”, “Beni-Com”, në vlerë prej 7.413.027, 70 euro.

Pjesën re pestë “Sallahu”, vlera financiare 21.478.937, 38 euro.

Pjesa e gjashtë “Bejta Commerc”, “Bas Com, “Ereniku”, “Riviera”, vlera financiare 18. 171. 188, 39 euro.

Pjesa e shtatë “Famis Co-Hc”, “Gjikuria”, në vlerë prej 9.329. 872, 37 euro.

Pjesa e tetë “Damastion project”, “Eurokos”, “Via”, në një vlerë financiare 15.914.317,07 euro. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni të gjitha lotet dhe ofertat:

Traseja e autostrades