Si të zgjasin burrat më shumë në shtrat, përmes birrës
Birra mund t’ua zgjasë ereksionin dhe kohën e një sesioni të marrëdhënieve seksuale, sipas një eksperteje seksuale.
Lifestyle
Dr. Kat Van Kirk beson se disa gota birrë do iu ndihmojnë në ereksione më të gjata dhe më të forta, transmeton lajmi.net.
Birra, sipas saj, është përplotë me fitoestrogjene falë alkoolit, të cilat janë të provuara shkencërisht se zgjasin kohën për të arritur tek orgazma.
Terapistja nga Los Anxhelosi thotë se birrat e errëta janë tejët të rëndësishme në rregullimin e jetës seksuale.
Kjo, për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit, gjë që bën të shtojë numrin e qelizave të gjakut dhe të përmirësojë rrjedhjen e gjakut për në penis.
Po ashtu, një studim italian ka gjetur se një gotë birrë në ditë redukton rrezikun nga sulmi në zemër apo në tru në tri herë më pak. /Lajmi.net/