Si të vraponi gjatë dimrit
Të vrapuarit gjatë dimrit vjen me disa rreziqe. Zbuloni disa këshilla që sigurojnë një vrap të sigurt.
Lifestyle
Vish shtresa
Kur vrapon gjatë dimrit, të vishesh me shtresa ndihmon që ajri i ngrohtë nga trupi juaj të veprojë si izolues. Rrobat duhet të jenë sintetike, të lehta dhe që e thithin lagështin nga lëkura. Materialet jo-sintetike e fusin lagështinë në kurth- nëse djersin, rrobat do të lagen, duke shkaktuar jo-rehati dhe irritim, transmeton lajmi.net.
Bëje nxehjen dhe tërheqjen e muskujve brenda
Të nxehesh është shumë e rëndësishme, sidomos nëse vrapon gjatë dimrit. Që t’i tërheqësh muskujt siç duhet, bëni nxehje për dy ose tre minuta si kërcim litari ose vrap në shkallë, pastaj bëj rutinën e tërheqjes së muskujve.
Vrapo me dikë
Ka shumë rreziqe në vrapin e dimrit prandaj sugjerohet të vrapohet me një partner ose në një grup. Nëse po vraponi vetëm, merreni telefonin dhe rrini afër shtëpisë, ose tregoni dikujt se kur planifikoni të ktheheni dhe rrugën të cilën do ta ndiqni./lajmi.net