Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim

Spirulina, një “super-ushqim” i përbërë nga algat, mund të ndihmojë në reduktimin e shtypjes të gjakut, sipas një studimi.

Lifestyle

01/05/2021 12:21

Një proteinë specifike në spirulinë relaksoi arteriet në kafshë laboratorike.

Spirulina përdoret gjerësisht në suplemente dhe “smoothie” për një mori gjendjesh shëndetësore duke përfshirë humbjen e peshës, ethet dhe diabeti.

Por ka prova të kufizuara shkencore për efektet pozitive të algave, të cilat ekspertët po hetojnë ende.

Hulumtimi i fundit, megjithatë, tregon potencialin e përbërësit për të luftuar efektin e hipertensionit, i njohur si shtypje të gjakut.