Si të mbani pastër ajrin në mjediset që ju rrethojnë

Një nga faktorët kryesorë për një jetesë të shëndetshme është cilësia e ajrit.

Lifestyle

16/10/2020 13:53

Ndotja e ajrit mund të përkufizohet si një ndryshim i cilësisë së tij ku vihet re prania e padëshirueshme e papastërtive ose rritja jonormale e përqendrimit të disa përbërësve të atmosferës.

Prania në atmosferë e substancave toksike, kryesisht të prodhuara nga aktivitetet njerëzore ose edhe nga fenomenet natyrore, ndikojnë në cilësinë e ajrit.

Dëmi që vjen nga ndotja e ajrit rëndon kryesisht mbi mjedisin, ngrohjen globale dhe sigurisht mbi shëndetin e njeriut.

Ndaj, shkenca ka zhvilluar mënyra alternative për të parandaluar, kontrolluar dhe njëkohësisht zvogëluar ndotjen e ajrit.

Mbrojtja e cilësisë së ajrit është i rëndësishme dhe në mjediset e banimit. Duke marrë parasysh faktin se në vendet e zhvilluara, çdo individ kalon më shumë se 90% të kohës së tij në këto mjedise, shkencëtarët në mbarë botën po i kushtojnë rëndësi të veçantë ndikimit në ajër të çdo risie që po prezantojnë së fundmi.

Janë një sërë elementësh që ndikojnë në cilësinë e ajrit duke u nisur nga vetë materialet e përdorura në ndërtim, mobilim ashtu si edhe veprime të përditshmërisë, ku përfshihen ventilimi, gatimi, duhan pirja apo dhe pastrimi.

Vet produktet që përdoren gjerësisht për pastrim, apo dhe aromatizim të mjediseve të brendshme, gjatë përdorimit apo ekspozimit të tyre lëshojnë elementë kimikë që ndikojnë në cilësinë e ajrit.

Lidhur me këtë edhe shmangia e procesit të djegies po fiton terren në industri të ndryshme.

Tymi i duhanit gjeneron mbi 6000 elementë kimikë, nga të cilët preken dhe jo-duhanpirësit. Teknologjia heat-not-burn që po përdoret së fundmi dhe në industrinë e duhanit, eliminon me djegien e cigares tymin e shkaktuar dhe pjesën më të madhe të elementëve të dëmshëm që lëshohen në ajër nga duhanpirësit.

Për duhanpirësit të cilët zgjedhin të vazhdojnë të konsumojnë produkte duhani u vijnë në ndihmë një gamë produktesh pa tym. I pari dhe produkti më i zhvilluar deri më tani është IQOS, pajisja që ngroh, por nuk djeg duhanin.

Ngrohja e fijeve të duhanit përmes IQOS nuk gjeneron tym, por avuj të cilët përmbajnë 90 deri 95% përbërës më pak të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm.

Nuk ka ndikim negativ as në cilësinë e ajrit të brendshëm dhe as te njerëzit përreth, transmeton living.al. IQOS ka më pak aromë, më pak elementë toksike dhe është një alternativë shkencërisht e provuar më e mirë se cigaret.

Industri të ndryshme kanë ofruar si zgjidhje për ruajtjen e cilësisë së ajrit, edhe prodhimin e energjisë së ripërtërishme apo të energjisë së pastër, duke u larguar nga lëndët djegëse fosile, e duke i zëvendësuar ato me energji alternative si dielli dhe era.

Gjithashtu është vlerësuar dhe nga industritë e automjeteve mundësimi i makinave elektrike dhe automjeteve të hidrogjenit si dhe nxitja e transportit publik, si mundësi për pakësimin e ndotjes së ajrit.