Zgjedhjet e 7 qershorit 2026: Kandidatët që rritën më së shumti votat në partitë kryesore shqiptare
Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, disa kandidatë nga partitë kryesore në Kosovë kanë shënuar rritjet më të mëdha të votave individuale krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke u veçuar brenda listave të tyre partiake. Nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka rezultuar kandidati me rritjen më të madhe të votave, duke marrë 52,974…
Lajme
Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, disa kandidatë nga partitë kryesore në Kosovë kanë shënuar rritjet më të mëdha të votave individuale krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke u veçuar brenda listave të tyre partiake.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka rezultuar kandidati me rritjen më të madhe të votave, duke marrë 52,974 vota, që përbëjnë një rritje prej 33,827 votash krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, transmeton lajmi.net.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka shënuar rritjen më të madhe me 78,919 vota, ose 12,221 vota më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka regjistruar një rritje të ndjeshme, duke marrë 66,077 vota, që është 21,907 vota më shumë se zgjedhjet paraprake.
Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka marrë 31,047 vota, duke shënuar një rritje prej 4,350 votash.
Sipas rezultateve të përgjithshme të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse me 382,869 vota, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse me 157,892 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse me 135,567 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse me 54,729 vota./lajmi.net/