Si të kemi një seks më të mirë

Në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, është romantike që ta planifikoni seksin. Caktoni një datë për seks! Në jetë nganjëherë jemi të zënë dhe më mirë është që seksin ta caktojmë më herët. Ndërtoni datat seksuale me burrin/gruan tuaj. Kjo ju ndihmon që të jeni në gjendje të parashikoni një seks më…

Lifestyle

03/03/2014 13:24

Në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, është romantike që ta planifikoni seksin. Caktoni një datë për seks! Në jetë nganjëherë jemi të zënë dhe më mirë është që seksin ta caktojmë më herët.

Ndërtoni datat seksuale me burrin/gruan tuaj.

Kjo ju ndihmon që të jeni në gjendje të parashikoni një seks më të mirë dhe kështu keni shpresë se do ta bëni një seks më të mirë, thotë Leslie, një terapiste e seksit.

Të bësh seks më shpesh është më mirë. Koha më e mirë për të bërë seks për shumë çifte që kanë fëmijë është pasi t’i kenë vendosur ata në shtrat. Dreka është një mundësi e mirë gjithashtu!

Bëje seksin më interesant duke provuar gjëra të reja gjatë gjithë kohës.

Bëje seksin kur ajo/ai është duke u veshur, ndërro shpesh pozitat, sugjero kohë të ndryshme për të bërë seks, lësho pak muzikë gjatë seksit edhe nëse nuk dëgjoni muzikë.

Ndryshoje atë duke bërë diçka jashtë rutinës së zakonshme.

Gratë shpesh e kanë në mendjen e tyre që të bëjnë seks para gjumit.

Shumica e tyre kanë nevojë për të paktën 20 minuta relaks dhe disa prekje për t’a bërë seksin më të ngjallur në mënyrë adekuate dhe që të jenë më të gatshme për seks.

Andaj, burrat duhet të fillojnë duke e ledhatuar atë e duke e puthur poshtë qafës, ashtu do të jeni të sigurt se kjo është ajo që i duhet asaj së pari.

Flisni me partnerin gjatë seksit, promovoni fantazitë tuaja, dëshirat, nevojat, ndryshoni praktikat seksuale. Bëni që të dy prej jush t’i qaseni një marrëdhënie seksule në mënyrë krejtësisht të re, të këndshme dhe të ndryshme.

Kështu e bëni më të sigurt seksin në mes juve dhe partnerit.