Si të digjni një mijë kalori për 45 minuta përmes këtij ushtrimi

Edhe pse sezoni i pushimeve verore pothuajse po përfundon, shumë njerëz ende janë me dëshirën që të djegin dhjamin në bark.

Lifestyle

14/08/2019 15:39

Përveç ushtrime të sforcuara fizike apo vrapimet e mëngjesit, ka shumë mënyra të tjera për të shkrirë kilogramët, transmeton lajmi.net.

Pra, nëse keni 45 minuta kohë, pse të mos provoni stërvitjen HIIT?

Daily Star në një bisedë me me Kate Sutton, trajnere fitnesi, zbuloi një stërvitje të ashpër të kikboksit në një sesion që zgjat 45 minuta.

Kate shpjegoi se si ky ushtrim arrin t’i djegë deri në një mijë kalori.

Arsyeja e thjeshtë është sepse përmes këtij ushtrimi, ju ndërtoni një masë të muskujve e cila rrit shpenzimin e energjisë tuaj.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë se si duhet bërë ushtrimi. /Lajmi.net/

YouTube player