Si të blesh një makinë të përdorur online

Është e vërtetë që interneti është vendi i duhur për të bërë kërkime dhe blerje të veturave të përdorura. Ja disa këshilla për të gjetur një veturë të mrekullueshme online.

Auto & Tek

29/12/2015 16:23

1. Bëj kërkime mbi veturën që të intereson.

Interneti është një burim i përkryer informacionesh kur dëshiron të mësosh më shumë për një veturë të caktuar dhe të lexosh kritika mbi vetura të ndryshme. Do shohësh se si vetura performon, do mësosh të mirat dhe të këqijat në lidhje me të dhe do shohësh se si i mbijeton kohës. Ky kërkim do të të jape një ide të përgjithshme se cila veturë të përshtatet më shumë.

2. Vizito faqe të ndryshme dhe krahaso
Nëse jeni të interesuar në një lloj të caktuar makine dhe modeli, shihni disa faqe lokale që shesin vetura dhe krahasoni çmimet, transmeton lajmi.net.

3. Zbuloni koston e të pasurit dhe të voziturit e një makine.
Llogaritni përafërsisht se sa do të harxhojë vetura që keni në mend dhe se a mund ta përballoni.

4. Kontaktoni shitësin e veturës

Gjëja e parë që duhet të bëni pasi që e keni vendosur veturën, është t’i bëni pyetje pronarit. Pyetjet qe mund t’iu hyjnë në punë janë: si është mbajtur makina, a ka ndonjë problem mekanik dhe arsyen e shitjes. Pastaj mund të vendosni nëse doni t’a shihni makinën personalisht apo jo./lajmi.net