Si ta shohësh një histori të shkuar si një dritë jeshile, 5 mënyra për t’ia dalë

Në vend që të përpiqesh të harrosh gjithçka të ka ndodhur, përpiqu të shohësh një dritë pozitive për të qenë më e sigurt në atë që po të vjen.

Lifestyle

01/09/2021 15:15

Të gjithë kemi marrëdhënie të këqija në të kalurën. Nëse ke pasur një apo disa, është gjithmonë e vështirë për t’i harruar dhe për ta rimarrë veten pas tyre.

Ato na trishtojnë, na lëndojnë, na zemërojnë dhe në shumicën e kohës na bëjnë të humbasim besimin. Sado që përpiqemi të harrojmë, është gjithmonë e lehtë për ta thënë, por jo për ta bërë.

Edhe sikur të mundohemi të ngrihemi, shpeshherë e gjejmë veten duke e mbajtur kokën pas dhe jemi në një moment të gabuar pikërisht atëherë kur na del para mundësia për të ndërtuar diçka të re.

E shkuara e hidhur na lodh dhe na bën më të kujdesshme. Nuk ka gjasa të hedhim një hap pa kujdes në atë që mund të jetë një aventurë e re, e madhe dhe e bukur me një person të ri.

Në vend që të përpiqesh të harrosh gjithçka të ka ndodhur, përpiqu të shohësh një dritë pozitive për të qenë më e sigurt në atë që po të vjen.

Mund të mësoh prej marrëdhënive të shkuara dhe mund ta përdorësh eksperiencën për të ardhmen, në vend që të shqetësohesh për atë që iku. Ja disa këshilla që vlejnë.

Nëse mbyllet një derë, hapet një tjetër

Ndonjëherë gjërat që përfundojnë e ikin u hapin rrugën të rejave që vijnë, që janë më të mira. Mos harro se gjithçka ndodh për një arsye, ndaj edhe ndarjet mund të jenë nisje e një faze të re në jetë, mund të jetë hapi i parë i takimit me dashurinë e vërtetë. Tani që je e lirë, mund të njohësh njerëz të rinj dhe mund të krijosh marrëdhënie të reja.

Nuk ishit për njëri-tjetrin

Të gjithë e dinë që marrëdhëniet nuk janë të thjeshta, duhet përkushtim dhe shumë punë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme. Kështu, shpesh, ne bëjmë të pamundurën, japim maksimumin e vetes që ta bëjmë një marrëdhënie jetëgjatë, por ajo është e destinuar për të qenë e shkurtër. Nuk ke pse mendon se ishte faji yt apo i tij, ju nuk keni qenë të përshtatshëm për njëri-tjetrin dhe kaq është.

Eksperiencat e këqija të maturojnë

Çdo gjë që të ndodh të rrit e të mëson. Të dyja, edhe eksperiencat e mira, por edhe ato të këqija, të maturojnë. Shikoje të gjithën si një kurbë në rritje. Ke mësuar gjëra të reja për veten, ke mësuar si reagon ndaj presionit apo në situata stresuese. Ke mësuar më shumë, prandaj tani je më mirë.

Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë

Sigurisht, shprehja ka vend edhe këtu – tani që je jashtë asaj marrëdhënieje – je më e fortë. Ke dalë nga një eksperiencë e keqe më e matur, më e zgjuar dhe më e sigurt për gjërat që do. Tani ke më shumë mundësi të njohësh një njeri që të përshtatet sesa të rrish me dikë që nuk është i duhuri. Gjithashtu, tani e di mjaft mirë si t’u rezistosh situatave të ngjashme që mund të të dalin para në të ardhmen. /Lajmi.net/