Si ta ndaloni fryrjen e stomakut
Ndiheni në siklet për shkak të gazrave dhe fryrjes së stomakut, por nuk keni çfarë të bëni për të eliminuar këtë.
Lifestyle
Më poshtë ju sjellim disa mënyra përmes së cilave mund t’i parandaloni gazrat apo fryrjen e stomakut
Mos ha vakte të rënda – Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.
Ha ngadalë dhe duke u përtypur – Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e çon ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.
Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz – Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz.
Ec për disa minuta – Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.