Si ta kuptoni që trupi juaj ka nevojë për vitamin A?

Shtatë gjërat që ju mund të vëreni që trupi juaj ka nevojë për vitamin A.

Lifestyle

19/02/2020 22:36

Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se trupi juaj është në mungesë të vitaminës A, dhe që ju duhet të ushqeheni më mirë duke konsumuar ushqime që përmbajnë këtë vitaminë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Lëkura e thatë. Vitamina A është elementi kryesorë në trupë që i nevojitet lëkurës. Mungesa e vitaminës vërehet kur lëkura është më e thatë dhe merr një ngjyrë tjetër.

Vështirësitë e shikimit në errësirë. E njohur gjithashtu si nyktalopia, ky është një problem i syve që e bën të vështirë të shihet në errësirë. Në ambiente me dritë të zbehtë, mprehtësia që duhet të ketë sistemi i syve është dobësuar dhe bëhet e pamundur të përpunohen imazhe të errëta.

Krijohen aknet. Aknet krijohen nga mungesa e vitaminës A, nëse fytyra fillon të bëhet e thatë dhe aknet fillojnë të shfaqen duhet të dini që keni mungesë të kësaj vitamine.

Nuk mund të mbeteni shtatzënë. Vitamina A është njëri ndër faktorët kryesorë për riprodhim, andaj është e rëndësishme të ushqeheni mirë.

Shërimi i ngadalshëm i plagëve. Trupi shërohet shumë më ngadalë në qoftë se ju mungon vitamina A. Nëse e vëreni që plagët tuaja nuk po shërohen shpejtë, merrni vitaminën A.

Rriteni ngadalë. Fëmijët janë çështja më e rëndësishme që prindërit duhet të merren. Mungesa e vitaminës A në ushqimin e fëmijës, ngadalëson procesin e rritjes.

Sy të thatë. Një nga shenjat më të rëndësishme të kësaj mangësie është pamundësia për të prodhuar lot dhe për të lagur zorrën e trashë. Nëse kjo siklet vazhdon, ajo mund të çojë në humbjen e shikimit. /Lajmi.net/