Si rrallëherë, raporti 24 orësh i qetë e thuajse me asgjë për t’u raportuar
Thuajse për 365 ditë të vitit në Kosovë ka ngjarje nga më të ndryshmet. Në vendin tonë çdoherë raportohen raste të dhunës, vjedhje, tentim-vrasje, aksidente e vrasje të rënda. Por për fat të mirë brenda 24 orëve ishte një raport mjaftë i qetë. Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se brenda 24 orëve…
Lajme
Thuajse për 365 ditë të vitit në Kosovë ka ngjarje nga më të ndryshmet.
Në vendin tonë çdoherë raportohen raste të dhunës, vjedhje, tentim-vrasje, aksidente e vrasje të rënda.
Por për fat të mirë brenda 24 orëve ishte një raport mjaftë i qetë.
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se brenda 24 orëve janë raportuar vetëm tri raste, në mesin e tyre një dhunë në familje, një zhdukje dhe një vjedhje e rëndë.
Gjithashtu në pikat kufitare pati edhe dy raste të armëmbajtjeve pa leje.
Duke pasur parasysh raportet 24 orësh të ditëve të kaluara, ky raport ishte mjaftë i qetë./Lajmi.net/