Si në filma mafiozësh: Vendoset bombë me telekomandë në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar të ketë ndodhur dje në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Policia bën me dije se më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë…

Lajme

10/01/2024 09:08

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar të ketë ndodhur dje në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Policia bën me dije se më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/