Haki Abazi s’bëhet rehat as sot, përplaset me Bogujevcin i thotë “Ti ke qit gaz lotsjellës”

Si në shumë seanca të tjera plenare, edhe sot deputeti Haki Abazi nisi të ketë vërejtje për procedurën e mbarëvajtjes së seancës. Gjatë seancë ai është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Pasi përfundoi minutazhin e deklarimit, Abazi kërkoi kohë shtesë. Me këtë rast nënkryetarja tha se regjia ia kishte shtuar një minutë dhe…

Lajme

31/10/2024 11:56

Si në shumë seanca të tjera plenare, edhe sot deputeti Haki Abazi nisi të ketë vërejtje për procedurën e mbarëvajtjes së seancës.

Gjatë seancë ai është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Pasi përfundoi minutazhin e deklarimit, Abazi kërkoi kohë shtesë.

Me këtë rast nënkryetarja tha se regjia ia kishte shtuar një minutë dhe nuk e ndërpreu.

“I nderuar, regjia ta shtoi një minutë, nuk të ndërprejti. E patë fatin, më të mirë se të tjerët. Ta dhashë një minutë shtesë, e ke me fakte”, tha Bogujevci.

Hak Abazi vazhdoi të flasë edhe pasi iu ndalë mikroofoni.

“Ju lutem printone pjesën ku ia keni shtu një minutë pa deklaru unë që mos me ia ndërpre fjalën deputetit”, tha Bogujevci.

Madje ky i fundit iu drejtua njërit prej deputetëve të pushtetit me fjalët “mbylle gojën”.

“Pse çdo herë duhesh me kriju skena të tilla. Ta vazhdova fjalën”, tha Bogujevci, teksa Abazi këmbngulte për të kundërtën.

“Ti ke qit gaz lotsjellës”, iu përgjigj Abazi.

Pastaj ajo i dha fjalën deputetes së VV-së, Shqipe Selimi, ndërsa Abazi vazhdonte të qëndronte tek foltorja./Lajmi.net/