Si ndodhi sulmi në Navy Yard?

Sulmuesi i Navy Yard u vra nga policia pas një beteje me armë zjarri, në mes tij dhe policisë së Washington’it.

Bota

17/09/2013 12:33

Sulmi vdekjeprurës në Washington Navy Yard ishte bërë nga një njeri i ushtrisë: një punëtor kontraktues i mbrojtjes që ishte edhe ish-rezervist i Marinës, i cili kishte leje për instalim në një ndërtesë, ku hyri dhe vrau 12 njërëz dhe më pas u vra nga policia gjatë një beteje me armë zjarri.

Motivi i këtij sulmi masiv- vdekjeprurës në një instalim ushtarak në SHBA, që prej tragjedisë në Fort Hood, në Texas në vitin 2009- ka qenë një mister, thonë hetuesit. Por profili i sulmuesit, 34 vjeçarit Aaron Alexis, është vënë në fokus. Ai është përshkruar si një budist i cili gjithashtu kishte një temperament mjaft agresiv, që ankohej se ishte diskriminuar në marinë dhe se kishte disa probleme me ligjin, duke përfshirë edhe dy raste të shtënash me armë zjarri.

Sulmi i së hënës u bë në një ndërtesë me nivel të lartë të sigurisë të në Navy Yard, u zbulua në orën 8:20 të mëngjesit, në zemër të kryeqytetit të shtetit, më pak se 4 milje larg Shtëpisë së Bardhë, dhe 2 milje larg Capitol’it.

Kjo ngjarje e vendosi gjithë Washington’in në limit. Majori Vicent Gray tha se nuk ka pasur  indikacione për një sulm terrorist, por shtoi se mundësitë nuk ishin përjashtuar.

“Kjo është një tragjedi e llahtarshme”, tha Gray.

Alexis bartte me vete tri armë: një pushkë AR-15, një shot-gun dhe një pistoletë të cilën ia mori një oficeri policor gjatë ngjarjes, sipas dy zyrtarëve federalë të cilët folën në kushtet anomimiteti pasi nuk ishin të autorizuar që të flisnin për shkak të zhvillimit të hetimeve. Pushka e tipit AR-15 është i njëjti tip i armës që është përdorur edhe vitin e kaluar në ngjarjen në Newtown, ku në një shkollë fillore u vranë 20 nxënës dhe 6 femra. Kjo armë ishte përdorur edhe një sulmi me armë zjarri në teatrin në Colorado, e cila la të vdekur 12 persona dhe u plagosën 70 të tjerë.

Për më shumë, autoritetet policore thanë se janë duke shikuar mundësitë e një sulmuesi të dytë i cili mund të ketë qenë i veshur me një uniformë ushtarake. Por të hënën në mbrëmje, ata deklaruan se ishin të bindur që këtë sulm e ka ndërmarrë vetëm një person i armatosur, dhe gjendja përreth vendit të ngjarjes është e sigurt.

“Ne nuk ndihemi rehat që kemi pasur një person të vetëm përgjegjës për këto humbje jetësh brenda bazës ushtarake sot”, tha shefi i policisë së Washington’it Cathy Lanier.

Presidenti Barack Obama ishte i shqetësuar që edhe një sulm masiv me armë zjarri mori jetën e “patriotëve” amerikanë. Ai premtoi se do të kujdesej që “kushdo që ka kryer këtë akt prej frikacaku të mbajë përgjegjësi”.

FBI mori përsipër hetimet.

Ky sulm erdhi pas katër vitesh që kur një psikiatër i ushtrisë amerikane, Nidal Hasan, vrau 13 njerëz në Fort Hood, me pretekstin se ai po bënte përpjekje për të shpëtuar jetët e myslimanëve jashtë vendit. Muajin e kaluar ai u dënua me dënim me vdekje.

Përveç të vrarëve në Navy Yard, tetë persona janë plagosur, përfshirë tre ndaj të cilëve ëhstë shtënë me armë zjarri. Të tretë ishin oficerë të policisë ndërsa dy ishin femra civile. Të gjithë ata pritet t’u mbijetojnë plagëve.