Si ndikon stresi tek shtimi në peshë?
Stresi nxit zakone të pashëndetshme.
Lifestyle
Pavarësisht stresit në punë, stresit rreth parave, marrëdhënieve ose gjendjes së përgjithshme në botë, stresi mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të mbingarkuar emocioalisht, shkruan AgroWeb.
Përveç dëmit mendor, stresi mund të shkaktojë edhe dëm fizik. Si për shembull të shkaktojë simptoma të ndryshme si dhimbje koke ose çrregullime të tretjes, transmeton lajmi.net.
Madje ekziston një lidhje midis stresit dhe shtimit të peshës, me të cilën AgroWeb.org iu njeh më poshtë.
Stresi dhe shtimi në peshë
Stresi jo vetëm që mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj mendor, por mund të ndikojë edhe në fizikun tuaj.
Tek disa njerëz periudhat e gjata stresuese shoqërohen me humbje peshe. Por shumica e njerëzve në këto raste përjetojnë luhatje peshe dhe vërejnë shtim në peshë.
Stresi rrit kortizolin
Kortizoli është hormoni i stresit, që lëshohet nga gjëndrat mbiveshkore.
Kortizoli luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit tuaj, zvogëlimin e inflamacionit dhe rritjen e niveleve të sheqerit në gjak.
Kur përjetoni stres, trupi juaj si kundër përgjigje fillon të përgatitet për të luftuar me një armik.
Gjatë situatave stresuese, kortizoli lëshon glukozë në rrjedhën e gjakut, për t’i dhënë energjinë e mjaftueshme trupit që të luftojë.
Stresi kronik mund të mbajë nivelet e kortizolit të larta, kjo mund të çojë në një mbingarkesë glukoze.
Nëse mbetet pa u kontrolluar, e gjithë kjo glukozë shtesë në gjak mund të çojë në mbipeshë.
Stresi nxit zakone të pashëndetshme
Nëse e gjeni veten duke ngrënë ushqime të përpunuara kur ndiheni të stresuar, nuk jeni vetëm.
Stresi mund të bëjë që shumë njerëz të konsumojnë ushqime të cilat janë të larta në kalori dhe të ulëta në vlera ushqyese.
Nëse merrni më shumë kalori sesa trupi juaj ka nevojë, kjo mund të çojë në shtim të padëshiruar të peshës.
Një studim tjetër në të cilin AgroWeb.org u mbështet, zbuloi se stresi gjithashtu mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe si pasojë të çojë në mbipeshë.
Po i njëjti studim doli në përfundimin që stresi mund të zvogëlojë nivelet tuaja të energjisë dhe të rrisë rrezikun e keqpërdorimit të substancave të dëmshe për organzimin.
Nëse më parë keni përdorur substanca të tilla, ngjarjet stresuese mund të rrisin rrezikun e rikthimit tek to.
Mënyrat për të luftuar stresin
Meditoni
Praktikimi i meditimit ndihmon që mendja juaj të lirojë stresin duke nxitur ndjenjën e qetësisë, përqendrimit dhe ekuilibrit.
Bëni Joga
Duke qenë se përqendrohet tek lëvizjet e ndërgjegjshme dhe teknikat e frymëmarrjes, Joga ndihmon mendjen dhe trupin tuaj të jenë në sinkron.
Bëni gjëra që ju pëlqejnë
Mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, të lexoni një libër ose të shihni një film. Për sa kohë kryeni një aktivitet që ju fal qetësi, nivelet e stresit do të ulen ndjeshëm.
Bëhuni një me natyrën
Bëni një shëtitje ose thjesht qëndroni në një park ku mund të ekspozoheni për pak kohën në diell.
Gjithashtu ajri i freskët është i shkëlqyer për mendjen dhe drita natyrale mund t’ju ndihmojë të qetësoheni.
Flisni me një profesionist
Terapia vlen për të gjithë, pavarësisht nëse ndodheni apo jo në një periudhë shumë stresuese dhe do t’iu ndihmojë të qëndroni në kontakt me veten tuaj./Lajmi.net/