Si mund të ndikoj lufta në Izrael dhe Gazë në Kosovë dhe Botë?

Secila luftë krijon efekte negative dhe ndikimi i saj arrinë edhe në Kosovë. Ndikimet varen gjithashtu nga madhësia e luftimeve, potenciali për përhapje dhe resurset që gjendjen në atë gjeografi. Por secila luftë i nervozon investitorët të cilët i lëvizin investimet e tyre në komoditete më të sigurta për tu mbrojtur. Shkruan: Shenoll Muharremi Lufta…

Opinion

08/10/2023 09:43

Secila luftë krijon efekte negative dhe ndikimi i saj arrinë edhe në Kosovë. Ndikimet varen gjithashtu nga madhësia e luftimeve, potenciali për përhapje dhe resurset që gjendjen në atë gjeografi. Por secila luftë i nervozon investitorët të cilët i lëvizin investimet e tyre në komoditete më të sigurta për tu mbrojtur.

Shkruan: Shenoll Muharremi

Lufta e filluar në Lindjen e Mesme (nëse zgjatë) do ndikoj ne ekonominë globale dhe efekte do i shofim edhe në Kosovë.

  1. Çmimet e naftës: Tensionet dhe lufërat në Lindjen e Mesme zakonisht sjellin shqetësime për furnizimin e naftës. Edhe ashtu tregu global ka qenë i stresuar me këtë fakt për shkak se Rusia dhe Arabia Saudite kanë vendosur unilateralisht me i “kontrollu” prodhimet dhe eksportet e naftës. Mungesa e furnizimit global sjellë rritje të çmimi të naftës;
  2. Çmimet e Energjisë: Pasiqë jemi në hyrje të periudhës ku temperaturat ulen, kërkesa për energji rritet. Nëse çmimet e naftës rriten, kjo ndikon që çmimet e energjisë të rriten. Europa ka grumbulluar rezerva të mira të naftës dhe gazit në rezervuaret e tyre por çmimet e energjisë megjithatë mundë të rriten, sidomos për vendet jashtë Bashkimit Europian dhe që mvaren nga importi;
  3. Inflacioni: Rritja e çmimit të naftës dhe energjisë zakonisht ndikon në rritje të infalcionin. Në Kosovë gjatë qershorit patëm shkallën më të ulët të inflacionit për 15 muaj vetëm për shkak se çmimet e naftës globalisht ishin ulur rrerh -30% (se çmimet e perimeve dhe pemëve ishin rritur për 10-20% të njejtin muaj). Kur rriten çminet e naftës dhe energjisë, kosto e prodhimit dhe shërbimeve rritet.. rrjedhimisht kjo provokon inflacion apo rritje të çmimeve në ekonomi;
  4. Zingjiri i Furnizimeve Globale: Zakonisht luftërat e reja ndikojnë në prishjen e zingjirit të furnizimit. Kjo luftë specifike më shumë mund të godas zingjirin furnizues për Europën sesa për SHBA dhe Afrikën, marrë parasyesh rrjetet gjepgrafike të furnizimeve. Mungesa e furnizimit apo prishja e rrugëve shkakton mungesë të produkteve dhe mund të rris çmimet (kërkesa më e lartë sesa oferta);
  5. Besimi i Investitorëve dhe Bizneseve: Nëse konflikti zgjatë dhe eventualisht zgjerohet, kjo ndikon në nervozizëm dhe ulje të besimit tek investitorët. Rrjedhimisht investimet dhe aktivitetet biznesore pakësohem dhe zvogëlohet rritja ekonomike, sidomos në rajonet e afektuara por edhe globalisht.

Qeveritë në vend se të merren me rritje të ekonomisë detyrohen të adresojnë riparimet që shkaktojnë krizat.

Sidomos nëse inflacioni rritet, kjo imponon që të aplikohen politika që “shkatërrojnë” kërkesën, rrjedhimisht rritje të shkallës së interesit të kredive. Rrija potenciale e inflacionit pamundëson qeveritë e mençura të aplikojnë politika që rrisin aktivitetet biznesore se kjo mund të rris ekonominë dhe kërkesën e që shpie tek rritja e mëtutjeshme e çmimeve.

Inflacioni është kancer i ekonomisë.

Më e dëshirueshme, apo dëmi është më i vogël kur kem është ngadalsim apo rritje negative (recesion) të ekonomisë sesa inflacion.