Si kanë lindur personazhet e “Harry Potter” – në një tren (FOTO)

J.K. Rowling ka shpikur 800 personazhe që i kanë sjellë asaj pasuri prej 1 miliard dollarëve.

ShowBiz

08/03/2016 01:48

Bota magjike në mendjen e autores J.K Rowling ka filluar në një tren për Londër, 26 vite më parë.

Asaj i kanë mjaftuar katër orë nga një vonesë në një tren për në Londër, për të krijuar konceptin e plotë të Harry Potter.

Rowling ka treguar: “Pas një vikendi të lodhshëm duke kërkuar një banesë, unë isha duke u kthyer për në Londër, vetë, në një tren të mbushur me njerëz dhe ideja për Harry Potter thjesht më ka ardhur në kokë. Unë kam shkruar që nga mosha 6-vjeçare por asnjëherë nuk jam ndier më e emocionuar për ndonjë ide më parë. Mu aty, lapsi nuk shkruante më dhe unë isha shumë e turpëruar për t’i kërkuar dikujt aty, kështu thjesht jam ulur dhe e kam menduar gjithë ngjarjen, madje për katër orë sa është vonuar treni.. Atë mbrëmje kam filluar të shkruaj ‘Philosopher’s Stone'”.

12 shtëpi botuese e kanë refuzuar librin e parë të Harry Potter, që tani është seria më e famshme e librave në botë. Madje, libri i fundit “Harry Potter and the Deathly Hallows” ka shitur 11 milionë kopje në 24 orë, përcjellë lajmi.net.

Në vitin 2014, pasuria e J.K. Rowling ka arritur vlerën prej 1 miliard dollarëve, por ajo vetë e ka larguar veten nga klubi i ‘miliarderëve’, pasi ka dhënë donacion 160 milionë dollarë!

Tani ajo ka shkruar edhe një trilogji për ngjarjet para “Harry Potter”, ndërsa filmi i parë është gati për të dalë./lajmi.net