Si ia shpëtoi Bibla jetën këtij polici

Një oficer policie Bolivian thotë se jeta e tij u shpëtua nga një Bibël e vogël në xhep, pasi u qëllua në gjoks gjatë përleshjeve të dhunshme me protestuesit.

Bota

14/11/2019 16:38

Polici tha se incidenti ndodhi kur një plumb 9 mm e qëlloi atë qytetin e Yapacani, Bolivi, dje, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Oscar Gutierrez, kreu i Forcave Speciale të Luftës Kundër Krimit të Santa Cruz, pohoi se plumbi që qëlloi oficerin vinte nga një armë e vjedhur nga policia.

Dhuna shpërtheu midis mbështetësve besnik të ish presidentit Evo Morales dhe policisë në kryeqytetin e Bolivisë La Paz dhe në qytete të tjera të vendit mbrëmë.

Përleshjet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i përkohshëm Jeanine Anez dhe kabineti i saj i ri u betuan në detyrë të mërkurën.

Gutierrez tha se oficeri ishte qëlluar në pjesën e majtë të gjoksit dhe ‘kishte një Bibël që ndalonte plumbin’.

“Ai është një oficer i ri, jeta e të cilit u shpëtua për mrekulli. Ai u qëllua nga një plumb të kalibrit 9 mm, dhe unë e di se armët e përdorura u vodhën nga policia Boliviane”, deklaroi kreu për mediet lokale nga forcat e rendit.

Bolivia është në mes të një krize shoqërore dhe politike pasi Morales u tërhoq nga presidenca dhe iku në Meksikë.

Trazirat filluan kur kryekomandanti i forcave të armatosura të Bolivisë, Williams Kaliman, bëri thirrje që presidenti të largohej nga posti i tij pasi Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) raportoi parregullsi të pretenduara në zgjedhjet e fundit në vend. /Lajmi.net/