Si e shpëtoi Messi Barcelonën ndaj Juventusit?
Johan Cruyff ka thënë se Lionel Messi e ka shpëtuar Barcelonën ndaj Juventusit duke bërë një presion të madh te skuadra Biankonere.

Sport
Presioni që ka bërë Messi ishte vendimtar në fitoren e madhe të Barcelonës ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Messi e ka shpëtuar skuadrën e Barcelonës me stilin e lojës”, tha Cruyff për De Telegraaf.
“Ai ka bërë një presion të madh te kundërshtari i tij direkt, dhe shumë shpesh e ka fituar topin. Ai gjithashtu ka fituar shumë gjuajtje të lira”, përfundoi Cruyff.