Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar disa dokumente të dorëzuara nga autoritetet e Serbisë, si prova materiale. Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit. Gjykata, në anën tjetër, e…

Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar disa dokumente të dorëzuara nga autoritetet e Serbisë, si prova materiale. Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit. Gjykata, në anën tjetër, e ka shpjegimin e vet. Cili është ai?
Si rrallë ndonjëherë, autoritetet e Kosovës janë mobilizuar ditëve të fundit dhe e kanë kundërshtuar njëzëri vendimin e Gjykatës Speciale për të pranuar dokumente prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.
Gjykata Speciale – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Hagë të Holandës dhe i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
Gjykata e ka konfirmuar se i ka pranuar dokumentet serbe për këtë rast.