Si asnjëherë më parë, një finale evropiane luhet në stadium të zbrazur

Ka filluar finalja e Ligës së Evropës mes Chelsea dhe Arsenal.

Sport

29/05/2019 21:19

Finalja e sezonit 2018/2019 në Ligën e Evropës ka vënë përballë dy skuadra nga Londra, Chelsea dhe Arsenalin, shkruan lajmi.net.

Kjo finale po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku.

Si asnjëherë më parë, një finale e rëndësisë kaq të madhe zhvillohet në një stadium përgjysmë të zbrazur.

Mediet e huaja raportojnë se vetëm afër 60 për qind e stadiumit në Baku është i mbushur./Lajmi.net/