Autorja i flet shqip, Dua Lipa emocionohet në intervistën e “Service 95”

Dua Lipa është një prej artisteve të rralla shumë-dimensionale, dhe këtë e dëshmon me klubin e librit “Service 95”. Këtë muaj, ajo pati të ftuar autoren shqiptare, Lea Ypi, për të analizuar dhe komentuar librin e saj, “Free”. Si zakonisht, biseda nis me një prezantim të shkurtër në lidhje direkte, për të vijuar më pas…

ShowBiz

18/07/2026 08:16

Dua Lipa është një prej artisteve të rralla shumë-dimensionale, dhe këtë e dëshmon me klubin e librit “Service 95”.

Këtë muaj, ajo pati të ftuar autoren shqiptare, Lea Ypi, për të analizuar dhe komentuar librin e saj, “Free”.

Si zakonisht, biseda nis me një prezantim të shkurtër në lidhje direkte, për të vijuar më pas diskutimin e librit.

Por, për dallim nga intervistat tjera, kjo më Lean pati një rëndësi tjetër.

Lea e nisi intervistën në shqip, dhe ashtu bëri edhe Dua.

Derisa autorja e përshëndeti dhe e përgëzoi për dasmën, Dua ia ktheu në shqip, me një theks të pastër.

Emocioni në sytë e saj e dëshmon që edhe Duas i mungon të flasë shqip me të tjerë njerëz, përveç familjes.