“Si 2 vota, si 589 vota, quhet vjedhje” – Haxhiu dhe Kryeziu dërgojnë ankesë në Supreme, kërkojnë rinumërim të votave brenda partiszë
Kandidatët për deputetë të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dërguar ankesë në Gjykatë Supreme duke kërkuar rinumërim të votave të kandidatëve për deputetë brenda PDK-së, pasi PZAP e ka refuzuar këtë ankesë. Ata pas dorëzimit të ankesës, kanë mbajtur konferencë për media, ku Haxhiu ka thënë se procesi i rinumërimit i urdhëruar nga…
Lajme
Kandidatët për deputetë të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dërguar ankesë në Gjykatë Supreme duke kërkuar rinumërim të votave të kandidatëve për deputetë brenda PDK-së, pasi PZAP e ka refuzuar këtë ankesë.
Ata pas dorëzimit të ankesës, kanë mbajtur konferencë për media, ku Haxhiu ka thënë se procesi i rinumërimit i urdhëruar nga KQZ ka treguar se ka pasaktësi te numërimi që është bërë në QKN.
“Kjo marzhë e gabimit në numërimin fillestar nuk është e vogël sepse në këtë rinumërimin e urdhëruar nga KQZ janë rinumëruar vetëm 520 vota të PDKsë, dhe në këtë rinumërim janë 220 vota të cilat janë shtuar ose janë hequr kandidatëve vota preferenciale. Prandaj, për të pasur një rezultat të saktë, kërkojmë që Gjykata Supreme të miratoj kërkesën tonë dhe të urdhëroj KQZ-në për rinumërimin e votave të kandidatëve për deputetë të PDK-së. Edhe ligji e obligon që procdura e numërimit të vendvotimeve të udhëhiqet nga saktësia dhe e jep mundësinë e rinumërimit ënse evidentohen pasaktësi në numërimin fillestar”, ka thënë Haxhiu.
Për këtë situatë ka folur edhe Qëndrim Kryeziu i cili ka thënë se nga KQZ iu kanë thënë se janë gabime të vogla dhe minimale, dhe që për këto nuk duhet të ankohen.
“Nuk janë këto gabime të vogla minimale, as gabime teknike sepse është numri shumë i ngushtë që të jesh deputet si për kolegun si për mua. Me një marzhë gabimi prej 589 votash në sistemin e KQZ-së dhe pastaj thanë jo vetëm 2 ti kemi shtu, thanë që është gabim teknik ivogël dhe se duhet të vazhdojmë. Ne i kemi të drejtat tona për t’i shfrytëzuar, kemi bërë aneksë edhe për rinumërim dhe do të kërkojmë çdo mundësi të mundshme që është në të drejtën tonë dhe të drejtën e Zotit që ta shfrytëzojmë maksimalisht. Çdo votë ka rëndësi, ka vlerë dhe nuk ka nevojë askush të bëhet deputet me votat tona. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na takojnë me ligj”, ka thënë Kryeziu.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, Bekim Haxhiu është i 21-ti me vota, ku ka marrë 20 mijë e 541 vota, ndërkaq Qëndrim Kryeziu i 45-ti me 6 mijë e 758 vota.
Haxhiu ka mbetur jashtë Kuvendit për shkak të kuotës gjinore. /Lajmi.net/