Shumica nga ju as nuk e njihni, Chelsea shet mesfushorin që e kishte në skuadër për tetë vite

Disa lojtarë kur transferohen të një skuadër nuk ia dalin të gjejnë formën e duhur, e ndonjëherë edhe huazohen të ndonjë skuadër tjetër gjithashtu.

Sport

14/01/2021 14:58

Edhe pse për shumicën mund të jetë e pabesueshme dhe nuk e njihni, Lucas Piazon ishte pjesë e Chelseas nga viti 2021 deri me tani, transmeton lajmi.net.

Piazon është dërguar në shtatë skuadra të tjera që prej kalimit në “Stamford Bridge” në vitin 2012.

Ai ka bërë disa huazime në disa klube si Fulham dhe Rio Ave në Portugali, të kjo skuadra e fundit ka arritur të bëjë disa paraqitje impresionuese.

Këto paraqitje, e kanë bindur klubin Braga që ta transferojë duke nënshkruar me të deri në vitin 2025.

Piazon është larguar nga “Blutë” e Londrës duke bërë vetëm tri paraqitje në tetë vite, por asnjëherë nuk ka pasur shansin në ekipin e parë./Lajmi.net/