Shumë të fiksuar apo shumë të zgjuar? Nëse nuk duroni dot përtypjen me zhurmë karakteri juaj tregon këtë gjë

Një ekip në Universitetin Newcastle në U.K ka ekzaminuar skanimet e trurit të atyre me dhe pa këtë “fiksim”, duke luajtur një varg tingujsh.

Lifestyle

19/04/2019 08:01

Jeni dhe ju nga ato njerëz që nuk duroni dot zhurmat që vijnë nga marrja e frymës apo nga përtypja kur persona të tjerë hanë? Duket se nuk jeni vetëm – dhe ka një arsye vërtet shkencore pse.

Është një abnormalitet i trurit që krijon “një urrejtje për tingujt si përtypja, frymëmarrja me zhurmë ose madje edhe zhurma e stilolapsave”, raporton TIME.

Megjithëse studiuesit e shpiknin fillimisht termin misofoni në vitin 2001, bashkësia mjekësore ka dyshuar gjithmonë në legjitimitetin e gjendjes. Por falë studimeve të fundit të botuara në revistën “Biologjia aktuale”, tani mund të themi me siguri se zhurmat e përditshme mund të shkatërrojnë jetën e njerëzve, transmeton “Living”.

Një ekip në Universitetin Newcastle në U.K ka ekzaminuar skanimet e trurit të atyre me dhe pa këtë “fiksim”, duke luajtur një varg tingujsh. Tingujt ishin neutralë (si shiu apo uji i zier), të pakëndshme (një foshnje që bërtet ose një person që bërtet), ose tinguj si (frymëmarra ose ngrënia).

Rezultatet: Studiuesit vunë në dukje ndryshime të rëndësishme në aktivitetin e trurit të atyre që nuk i duronin këto zhurma.” Duket se ata me keqfunksionim kanë një ndryshim zhvillimi në pjesën frontal të kokës së tyre, që shkakton trurin e tyre që të reagojnë ashpër ndaj atyre zhurmave. Kjo gjithashtu shkakton që ata të djersiten dhe rrahjet e zemrës të rriten.

Ky ndryshim në trurin e tyre bën që ato të kenë dhe një nivel inteligjence më të lartë.