Shumë numra magjikë në trailerin për pjesën e dytë të filmit ‘Now you see me’ (VIDEO)
Pjesa e dytë e filmit të suksesshëm 'Now you see me' pritet të jetë edhe më shpërthyese.
ShowBiz
Pas suksesit me filmin e parë, katërshja e magjistarëve ‘The Four Horsemen’ kthehen për një akt të dytë marramendës, në trailerin shumë shpërthyer me të cilin është prezantuar.
Filmi do të fillojë të shfaqet verën e ardhshme, e këtë herë ekipit të aktorëve si Jesse Eisenberg, Woody Harleson, Dave Franco e Morgan Freeman, i shtohet edhe aktori britanik Daniel Radcliffe, transmeton lajmi.net.
Shumë numra magjike dhe truqe të reja, edhe më marramendëse do të prezantohen në këtë pjesë të dytë dhe filmi i preferuar nga fansat pritet të përsërisë suksesin e pjesës së parë./lajmi.net

+