Shumë luftë e dy gola të realizuar, mbyllen pjesët e para në derbin Gjilani – Drita dhe Ballkani – Llapi

Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin e madh të Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës. Drita ka shkuar në pushim me avantazh 0:1 kundër Gjilanit në stadiumin me bari sintetik të këtij qyteti, shkruan lajmi.net. Mesfushori Rron Broja i dha epërsinë bardhekaltërve në minutën e 32-të të përballjes. Broja shfrytëzoi harkimin e mirë…

Sport

14/05/2023 15:49

Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin e madh të Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.

Drita ka shkuar në pushim me avantazh 0:1 kundër Gjilanit në stadiumin me bari sintetik të këtij qyteti, shkruan lajmi.net.

Mesfushori Rron Broja i dha epërsinë bardhekaltërve në minutën e 32-të të përballjes.

Broja shfrytëzoi harkimin e mirë të Besnik Krasniqit nga një ndërprerje dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë.

Drita kishte iniciativën thuajse në gjithë 45 minutat e para të ballafaqimit.

Vlen të përmendet shtylla e Mevlan Zekës e goditur nga gjuajtja e lirë në minutën e 38-të.

Me epërsi 1:0 e ka mbyllur pjesën e parë edhe Ballkani në ndeshjen kundër Llapit në Suharekë.

Sulmuesi Albion Rrahmani i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 30-të kur shënoi me kokë.

Dy sfidat në fjalë janë në kuadër të xhiros së 34-të në elitën e futbollit kosovar./Lajmi.net/