Shumë kosovarë posedojnë armë pa leje, gjashtë raste u raportuan vetëm dje

Gjashtë raste të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve janë raportuar në polici vetëm brenda 24 orëve. Një rast ishte në Gllobar, një tjetër në Prishtinë dhe një në Shtime. Po ashtu një rast u raportua në Prizren dhe një në jug të Mitrovicës. Duhet përkujtuar që në Kosovë numri i…

Lajme

24/03/2026 09:00

Gjashtë raste të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve janë raportuar në polici vetëm brenda 24 orëve.

Një rast ishte në Gllobar, një tjetër në Prishtinë dhe një në Shtime.

Po ashtu një rast u raportua në Prizren dhe një në jug të Mitrovicës.

Duhet përkujtuar që në Kosovë numri i madh i rasteve të plagosjeve dhe vrasjeve po bëhet pikërisht nga armët e zjarrit.

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Gllobar / 23.03.2026 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 15 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE / POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE SUBSTANCAVE PSIKOTROPIKE OSE ANALOGE

Prishtinë /23.03.2026 – 03:24. Pas pranimit të informatës njësiti policor ka vërejtur personin e dyshuar i cili me vete kishte një armë me 25 fishekë. Brenda në shtëpi janë takuar tre persona një mashkull dhe dy femra kosovare të cilët janë hasur duke përdorur substanca narkotike. Lidhur me rastin është konfiskuar rreth 1.9 gram substancë e dyshuar e llojit Marihuanë. Pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Shtime / 23.03.2026 – 17:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është paraqitur në stacion policor dhe ka dorëzuar armën e zjarrit. Arma e zjarrit është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Prizren / 23.03.2026 – 10:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është paraqitur në stacion policor, me qëllim që ta dorëzonte një armë zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti, ndërsa arma e zjarrit dhe një karikator i pistoletës është konfiskuar.

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Mitrovicë Jug / 23.03.2026 – 11:00. Lidhur me rastin pas kontaktit të njësitit policor me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti ka dorëzuar armën e zjarrit të cilën dyshohet se e kishte blerë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/