Shumë klube interesohen për Kolo Muani, Bayerni në “pole position”

Skuadra e Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi qëndror për sezonin e ri me Kolo Muanin që i prinë kësaj liste të gjatë. Eintracht Frankfurt është në dijeni për interesimin e gjigantit nga Bundesliga, dhe duket se i ka vendosur një çmim sulmuesit të Kombëtares së Francës, shkruan Lajmi.net Kolo Muani mund të…

Sport

29/04/2023 12:08

Skuadra e Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi qëndror për sezonin e ri me Kolo Muanin që i prinë kësaj liste të gjatë.

Eintracht Frankfurt është në dijeni për interesimin e gjigantit nga Bundesliga, dhe duket se i ka vendosur një çmim sulmuesit të Kombëtares së Francës, shkruan Lajmi.net

Kolo Muani mund të transferohet në Bayern Munich, nëse kjo e fundit bën ofertën më shumë se 60/70 milionë euro.

Përvec Bayernit për Kolo Muanin janë të interesuar edhe skuadrat nga Premier League dhe ekipi francez, Paris Saint-Germain.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 28 ndeshje në Bundesliga, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 12 asiste./Lajmi.net/