Shukri Buja premton projekte konkrete për Banullë, Gllogoc e Qellopek: Fitorja është e jona
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i është dhënë gjatë një takimi elektoral të mbajtur në fshatrat Banullë, Gllogoc dhe Qellopek. Në një postim në rrjetet sociale pas tubimit, Buja është shprehur se përkrahja e dhënë do të shpërblehet me punë të përkushtuar dhe…

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i është dhënë gjatë një takimi elektoral të mbajtur në fshatrat Banullë, Gllogoc dhe Qellopek.
Në një postim në rrjetet sociale pas tubimit, Buja është shprehur se përkrahja e dhënë do të shpërblehet me punë të përkushtuar dhe projekte konkrete për komunitetin.
“Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte! Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh,” ka shkruar Buja.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte!
Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh.
Banullë, Gllogoc e Qellopek, tre fshatra, një vizion i përbashkët!
Shkolla moderne, rrugë të sigurta, shëndet për të gjithë, si dhe gra e rini që ecin përpara.
E ardhmja është këtu prandaj fitorja është e jona!