Shtyllat elektrike me kabllo të shumta, zbehin pamjen e Prizrenit

Shumë shtylla elektrike që bartin dhjetëra linja të shpërndarjes së rrymës, internetit dhe telefonit, janë bërë shkak për shqetësimin e banorëve që jetojnë në lagjen e Nënkalasë. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka premtuar se ky problem do të marrë fund së shpejti, pasi pritet të realizohet projekti për futjen e kabllove nën…

Lajme

04/12/2022 23:17

Shumë shtylla elektrike që bartin dhjetëra linja të shpërndarjes së rrymës, internetit dhe telefonit, janë bërë shkak për shqetësimin e banorëve që jetojnë në lagjen e Nënkalasë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka premtuar se ky problem do të marrë fund së shpejti, pasi pritet të realizohet projekti për futjen e kabllove nën tokë.

Shtrirja e rrëmujshme e rrjetit të kabllove elektrike, atyre të internetit dhe të telefonit, po ia jep një pamje të vrazhdë qendrës historike të qytetit të Prizrenit. Madje, banorët e kësaj zone po ankohen se ato po u shkaktojnë edhe pengesa në përditshmëri.

Përveç pamjes së vrazhdë, shtrirja e këtij rrjeti në këtë mënyrë, bëhet edhe shkak për dëmtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në këtë zonë shumë të vizituar nga qytetarë e turistë të huaj ….

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se janë në bisedime me KEDS-in për realizimin e një projekti që do ta eliminonte këtë problem.

Projekti së pari do të nisë në zonën historike të Prizrenit, e më pas do të shtrihet në mbarë qytetin.