Shtylla elektrike afër shkollës “Elena Gjika” rrezikon sigurinë e kalimtarëve – kërkohet ndërhyrje urgjente

Afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ndodhet në gjendje aspak të mirë, duke shkaktuar rrezik për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët. Ora e vendosur në këtë shtyllë është lënë krejtësisht e hapur, duke krijuar mundësi për kontakt të drejtpërdrejtë, transmeton lajmi.net. Qytetarët përreth shprehen të shqetësuar për gjendjen e shtyllës dhe kërkojnë ndërhyrje…

Lajme

05/09/2025 10:23

Afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ndodhet në gjendje aspak të mirë, duke shkaktuar rrezik për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët.

Ora e vendosur në këtë shtyllë është lënë krejtësisht e hapur, duke krijuar mundësi për kontakt të drejtpërdrejtë, transmeton lajmi.net.

Qytetarët përreth shprehen të shqetësuar për gjendjen e shtyllës dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga organet kompetente, që ora të mos mbetet më e ekspozuar në këtë mënyrë./lajmi.net/