Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

Shtyhet ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova

14:56 | 1 Prill 2020

UEFA ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e play-off të Euro 2020 të shtyhen për në muajin shtator, raportojnë mediet e huaja.

Në video-konferencën e sotme që po mban UEFA me 55 anëtarët e shoqatave të futbollit, është marrë vendim që ndeshjet e play-off të Euro 2020, të planifikuara për muajin qershor, do të shtyhen për tre muaj.

Kjo do të thotë se takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të shtyhet për muajin shtator, shkruan lajmi.net.

Dueli duhej të luhej më 26 mars në Shkup, mirëpo shkaku i krizës me virusin COVID-19 shtyhet dy herë, fillimisht për 4 qershor, ndërsa tani cakohet për në muajin shtator

3 shtator 2020 është orari i ri i takimit gjysmëfinal të Ligës së Kombeve.

Finalja e madhe ndërmjet fituesëve të dueleve Gjeorgji-Bjellorusi dhe Maqedoni e Veriut-Kosovë është caktuar për datën 8 shtator 2020.

Organizata e futbollit evropian është e vendosur që të përfundojë kampionatet, kësisoj vera do të jetë e gjitha e rezervuar për kompeticionet e klubeve.

Zyrtarizimi i këtij vendimi pritet të vijë moment pas momenti. /Lajmi.net/