Shtyhet mbledhja e KGJK-së
Mbledhja e 356-të e planifikuar për në orën 9:00 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) u shty pasi kryesuesi Albert Zogaj konstatoi se nuk ka kuorum. Sipas Zogajt, në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ishin vetëm tetë anëtarë. Rrjedhimisht, mbledhja u shty për orën 13:00. “Meqë nuk kemi kuorum, mbledhja shtyhet për orën 13:00”,…
Lajme
Mbledhja e 356-të e planifikuar për në orën 9:00 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) u shty pasi kryesuesi Albert Zogaj konstatoi se nuk ka kuorum.
Sipas Zogajt, në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ishin vetëm tetë anëtarë. Rrjedhimisht, mbledhja u shty për orën 13:00.
“Meqë nuk kemi kuorum, mbledhja shtyhet për orën 13:00”, tha Zogaj.
Kësisoj, Zogaj kërkoi nga stafi që të dërgohen ftesat tek anëtarët e Këshillit që të jenë në mbledhje në këtë orar të orës 13:00.
Në mbledhje munguan Ahmet Imami, Artan Abazi dhe Teuta Ibrahimi.