Shtyhet dueti i Diona Fonës me reperin britanik, kjo është arsyeja
Diona Fona jep një lajm të keq për fansat.

ShowBiz
Diona Fona kishte planifikuar që ta publikojë sot (e premte) duetin me artistin britanik, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për këngën “Fire”, të cilën e sjell në duet me ZieZie, por që fatkeqësisht është shtyrë për disa probleme teknike.
Këngëtarja njofton se kënga e paraparë të publikohet sot, do të dalë në YouTube të hënën (31 maj).
“E di qe keni prit kangen me @ziezie (FIRE) me dal sot, fatkeqsisht m’duhet me lajmru qe per arsye teknike, duhet te shtyhet dita e lansimit per te henen- 31.05.21. Ju kerkoj falje po disa sene nuk jon ne dore tem. E diri ateher qendroni me mu se do ndaj diqka tjeter interesante. Menxi pres. Ju dua shume”, shkruan ajo.
Kënga e fundit e Diona Fonës është “Sheqer”, e cila erdhi e bashkëngjitur me klip, në të cilin mori pjesë ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani. /Lajmi.net/
