Shtyhet afati i aplikimit për Skemën e Granteve të Inovacionit

Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka bërë të ditur se është shtyrë afati i aplikimit të bizneseve për Skemën e Granteve të Inovacionit, deri më 4 nëntor, ora 00:00. Ky vendim është marrë për shkak të problemeve teknike të paraqitura në platformën e-Kosova. “Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën…

Lajme

28/10/2024 16:08

Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka bërë të ditur se është shtyrë afati i aplikimit të bizneseve për Skemën e Granteve të Inovacionit, deri më 4 nëntor, ora 00:00.

Ky vendim është marrë për shkak të problemeve teknike të paraqitura në platformën e-Kosova.

“Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, të cilat janë raportuar dhe evidentuar nga bizneset dhe konfirmuar nga ASHI, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset fillestare (Start-up), se thirrja publike e shpallur më 08.10.2024 për Skemën e Granteve të Inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte më 28.10.2024, është shtyrë afati i aplikimit per bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00”, bëhet e ditur në një njoftim.

Aplikimi vazhdon përmes platformës e-Kosova në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/568