Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas fuqizimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendor. Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se kjo është një goditje drejtpërdrejt ndaj ekonomisë vendore. “A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit…

Lajme

01/06/2025 12:35

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas fuqizimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se kjo është një goditje drejtpërdrejt ndaj ekonomisë vendore.

“A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, raporton IndeksOnline.

Tutje ajo shkruan se nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tonë.

“Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë. Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë. Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar. Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj. Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim! Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde. Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd. Godet vetë shtetin!”, ka përfunduar deputetja Lushaku-Sadriu.

Postimin i plotë:

BLEJE TËNDEN DIKUR – E SOT, GODITE TËNDEN!

A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve.

Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.

Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë.

Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar.

Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj.

Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim!

Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde.

Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd.

Godet vetë shtetin!