Shtoni këtë gjë në këtë shampon tuaj, për t’i thënë lamtumirë rënies së flokëve

Flokët janë një nga atributet më të rëndësishme për një grua, kështu që mbajtja e tyre gjatë dhe me shkëlqim është me rëndësi vitale.

Lifestyle

03/02/2019 21:16

Megjithatë, trajtimet e rekomanduara për flokë të shëndetshëm janë goxha të shtrenjta, transmeton lajmi.net.

Ka shumë produkte të flokëve që mund t’i përdorni për t’i mbajtur flokët të gjatë dhe me shkëlqim, por përveçse janë të shtrenjta, ato kanë kaq shumë efekte anësore dhe mund të jenë të dëmshme për flokët tuaj.

Por, një shampo i cili përmban vetëm tre përbërës, do të arrijë të mbrojë flokët tuaj nga dëmtimi dhe riforcojë gjëndrat e flokëve.

Gjithçka çfarë iu duhet janë vaji i rozmarinës, lëngu i limonit dhe kapsulat e vitaminës E. Ndiqeni recetën më poshtë:

Përbërësit:

– 10 pika vaj rozmarine
– 10 pika lëng limoni
– 2 kapsula vitaminë E
– një shampo me nivel neutral të pH-së

Udhëzimet:

– Shtojini përbërësit në shishen e shampos, pastaj lani flokët me të si zakonisht.

– Masazhojeni atë në lëkurën tuaj të kokës për 10 minuta, pastaj lini atë të funksionojë për një tjetër 10-minutësh.

– Shpëlani flokët me ujë të ngrohtë

Për t’i përforcuar rrënjët, lani flokët tuaj me këtë shampo disa herë në javë. /Lajmi.net/