Shtetasi kosovar kapet duke tentuar të kontrabandojë gjarpërinj dhe zvarranikë në Maqedoni
Një tentim për futjen e paligjshme të gjarpërinjve dhe zvarranikëve të tjerë në Maqedoninë e Veriut është zbuluar nga doganierët në pikën kufitare të Bogorodicës. Sipas raportimeve të mediave maqedonase, kafshët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Zvarranikët ishin fshehur në mënyrë të improvizuar nën ulëset e…
Lajme
Një tentim për futjen e paligjshme të gjarpërinjve dhe zvarranikëve të tjerë në Maqedoninë e Veriut është zbuluar nga doganierët në pikën kufitare të Bogorodicës.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase, kafshët u gjetën gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.
Zvarranikët ishin fshehur në mënyrë të improvizuar nën ulëset e veturës, të vendosur në kuti dhe të mbështjellë me pëlhura, me qëllim që të mos zbuloheshin gjatë kalimit të kufirit.
Mes kafshëve të sekuestruara dyshohet se kishte pitonë dhe lloje të tjera gjarpërinjsh që i përkasin specieve të mbrojtura. Në mesin e tyre raportohet të ketë qenë edhe një gjarpër helmues i njohur si “Baron Snake”.
Për rastin është iniciuar procedurë përkatëse ndaj personit të përfshirë, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar zvarranikët e gjetur në automjet./Lajmi.net/