Shtetasi i Kosovës kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi
Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën gjatë një kontrolli të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Zvarranikët ishin paketuar në kuti dhe, të mbështjellë me pëlhura, ishin fshehur nën sediljen…
Lajme
Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën gjatë një kontrolli të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.
Zvarranikët ishin paketuar në kuti dhe, të mbështjellë me pëlhura, ishin fshehur nën sediljen e automjetit.
Midis kafshëve të sekuestruara ka pitonë dhe gjarpërinj të tjerë që besohet se u përkasin specieve të mbrojtura kurse njëri prej tyre është gjarpri helmues i llojit “Baron Snake”.
Kundër autorit është iniciuar procedurë përkatëse./Alsat/